Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 82)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 82

الَّذِينَ آمَنُوا وَلَمْ يَلْبِسُوا إِيمَانَهُمْ بِظُلْمٍ أُولَٰئِكَ لَهُمُ الْأَمْنُ وَهُمْ مُهْتَدُونَ 82 ٨٢

Për ata që besojnë dhe nuk e përziejnë besimin e tyre me zullum, atyre u përket siguria dhe ata janë në rrugë të djretë”. (82)

Tefsiri
Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë. -

Ata janë të sigurt dhe të ruajtur nga çdo frikë, nga ndëshkimi dhe dëshpërimi. Ata janë të sigurt dhe të qetë, sepse janë të udhëzuar në rrugën e drejtë. Nëse ata e kanë ruajtur imanin të pacenuar nga shirk-u dhe gjynahet, atëherë u takon ‘el emnu’ - siguria e plotë nga çdo e keqe. Gjithashtu, nëse e kanë ruajtur imanin e tyre të pacenuar nga shirku, por, nga ana tjetër, kanë vazhduar me gjynahe e punë të këqija, atëherë themi se ata e kanë bazën e besimit dhe të sigurisë, por jo si ata të parët, që e kanë të plotë. Ajeti, i kuptuar nga ana e kundërt, tregon se ata që e cenojnë imanin e tyre me shirk dhe poshtërsi, ata nuk kanë as udhëzimin bazë dhe nuk u takon të jenë të sigurt e të shpëtuar. Përkundrazi, atyre u takon humbja dhe ndëshkimi. Allahu i Lartësuar, pasi i dha Ibrahimit (a.s)argumente dhe fakte të pakundërshtueshme për të vërtetën, tha:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë