Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 83)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 83

وَتِلْكَ حُجَّتُنَا آتَيْنَاهَا إِبْرَاهِيمَ عَلَىٰ قَوْمِهِ ۚ نَرْفَعُ دَرَجَاتٍ مَنْ نَشَاءُ ۗ إِنَّ رَبَّكَ حَكِيمٌ عَلِيمٌ 83 ٨٣

Ky është argumenti Ynë, të cilin Ne, ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. E Ne e ngrisim në shkallë më të lartë kë të dojmë. Me të vërtetë, Zoti yt është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm. (83)

Tefsiri

Këto janë Shenjat Tona, të cilat ia dhamë Ibrahimit

(si argument)

kundër popullit të tij. -

Me argumentet e padiskutueshme që i mundësuam Ibrahimit a.s, Ne e lartësuam dhe e bëmë atë triumfues mbi idhujtarët.

Ne ngremë në gradë të lartë atë që duam. -

Ashtu sikurse ngriti gradën e Ibrahimit në dynja dhe në ahiret, pa dyshim nëpërmjet diturisë, Allahu i Madhëruar i ngre disa njerëz mbi të tjerët, në grada të larta. Në mënyrë të veçantë ngrihen ata dijetarë që e jetësojnë diturinë e tyre dhe ua mësojnë atë të tjerëve. Në varësi të gjendjes dhe sinqeritetit të këtyre dijetarëve, Allahu i bën ata udhëheqës të njerëzve, të cilët i ndjekin dhe i respektojnë veprat e tyre. Njerëzit ndriçohen me dritën e këtyre dijetarëve, përmes errësirës së rrugëtimit. I Madhëruari thotë: “Allahu i lartëson ata që besojnë, ndërsa të begatuarit me dituri i ngre në grada të larta. Allahu e di hollësisht çfarë veproni ju.” [Muxhadele 11].

Pa dyshim, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur. -

Allahu ua jep diturinë dhe urtësinë atyre që e meritojnë. Ai e di shumë mirë se cilët janë ata që e meritojnë diturinë e urtësinë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë