Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ اللَّهَ فَالِقُ الْحَبِّ وَالنَّوَىٰ ۖ يُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَمُخْرِجُ الْمَيِّتِ مِنَ الْحَيِّ ۚ ذَٰلِكُمُ اللَّهُ ۖ فَأَنَّىٰ تُؤْفَكُونَ
Me të vërtetë, Perëndia është Ai që farën dhe bërthamën e bën të shpërthejë (të mugullojë). Ai, e nxjerr të gjallin prej të vdekurit dhe është nxjerrës i të vdekurit prej të gjallit. Ky është Perëndia. E ku po zmbrapseni ju (prej të vërtetës). (95)
Është Allahu Ai që e bën farën dhe bërthamën
(e hurmës)të mbijë . -
Kjo përfshin të gjitha llojet e farërave e kokrrave, qoftë ato që vetë njerëzit i mbjellin dhe i kultivojnë, qoftë ato të cilat vetë Zoti i mbjell e shpërndan nëpër fusha, male e lugina. Është Ai që i bën farërat të çelin në sytha dhe të fillojnë procesin e mbjelljes. Ato u përkasin bimëve nga më të ndryshmet në llojin, formën dhe dobinë e tyre. Po kështu, është Allahu që i nxjerr sythat nëpër pemë, si hurma, agrume etj. Nga këto përfitojnë të gjithë njerëzit, bagëtitë e çdo gjallesë. Kafshët kullosin e ushqehen me bimësinë, të cilën është Zoti që e bën të çelë në vazhdimësi, ndërsa njerëzit mund të magazinojnë e t’i shfrytëzojnë ato. Në këtë mënyrë, Allahu i Madhëruar u tregon krijesave bamirësinë dhe bujarinë e Tij. Kjo përkujdesje e mrekullueshme habit të mençurit e lë pa fjalë dijetarët e urtë. Ata mrekullohen nga perfeksioni i krijimit të të Madhërishmit, nga urtësia e Tij absolute në gjithçka që ka krijuar dhe nga ekuilibri që ka vendosur në natyrë. Në këtë mënyrë, të mençurit e njohin Allahun në madhështinë e Tij dhe janë të bindur se Ai është i Vetmi dhe i Pashoq në pushtetin e urtësinë që ka, i Vetmi në përkujdesjen për krijesat e Tij, i Vetmi që meriton adhurimin me dashuri, madhërim, nënshtrim e përkushtim, ndërsa adhurimi i gjithçkaje tjetër është i kotë e i padrejtë.Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri... -
Kështu, nga një pikë uji e hedhur me forcë nxjerr një krijese të gjallë, ose nga veza e ngurtë, Ai nxjerr një zog, nga një farë e ngurtë nxjerr një bimë ose një pemë plot dobi e begati....dhe të vdekurin nga i gjalli. -
“El mejit”është diçka që nuk ka shpirt dhe nuk rritet e zhvillohet. Kështu, nga një pemë, që është e gjallë, sepse rritet e jeton, Ai nxjerr ujë apo frytet që nuk rriten, ose nga zogu i gjallë nxjerr vezën, pra, diçka që nuk ka jetë etj.Ky është Allahu. Atëherë si i largoheni së vërtetës? -
Është Allahu i Madhëruar, Zoti juaj, Ai i Cili është i vetëm në kryerjen e gjithë krijimit dhe që përkujdeset për krijesat. Është Ai të Cilit i takon adhurimi juaj dhe i të gjithë krijesave, me dashuri, madhërim, përunjësi dhe bindje të plotë. Duke qenë se është Allahu Ai që përkujdeset për të gjithë botën, duke i ushqyer e furnizuar me bujarinë dhe mëshirën e Tij, atëherë përse devijoni dhe largoheni nga rruga e drejtë?! Si i largoheni adhurimit të Allahut, që ka të tilla cilësi të mrekullueshme, dhe humbisni duke iu përkushtuar atyre që nuk zotërojnë as për veten e vet dëm apo dobi, që nuk mund të japin jetë apo vdekje, që nuk kanë fuqi për të ringjallur, për të marrë në llogari e për të shpërblyer me drejtësi?!! Pasi përmendi farën e prodhimit të ushqimit të krijesave, Allahu i Madhëruar kujton mirësinë e Tij ndaj krijesave duke u mundësuar vendqëndrimin dhe duke krijuar për to gjithçka që kanë nevojë, si dritën, errësirën etj. Ai thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë