Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا جَاءَكُمُ الْمُؤْمِنَاتُ مُهَاجِرَاتٍ فَامْتَحِنُوهُنَّ ۖ اللَّهُ أَعْلَمُ بِإِيمَانِهِنَّ ۖ فَإِنْ عَلِمْتُمُوهُنَّ مُؤْمِنَاتٍ فَلَا تَرْجِعُوهُنَّ إِلَى الْكُفَّارِ ۖ لَا هُنَّ حِلٌّ لَهُمْ وَلَا هُمْ يَحِلُّونَ لَهُنَّ ۖ وَآتُوهُمْ مَا أَنْفَقُوا ۚ وَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ أَنْ تَنْكِحُوهُنَّ إِذَا آتَيْتُمُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ ۚ وَلَا تُمْسِكُوا بِعِصَمِ الْكَوَافِرِ وَاسْأَلُوا مَا أَنْفَقْتُمْ وَلْيَسْأَلُوا مَا أَنْفَقُوا ۚ ذَٰلِكُمْ حُكْمُ اللَّهِ ۖ يَحْكُمُ بَيْنَكُمْ ۚ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ
O besimtarë, kur u vijnë juve besimtaret emigrante, provoni (besimin) tek ato, - e Perëndia më së miri e di besimin e tyre. Nëse bindeni se ato janë besimtare, mos i ktheni te pabesimtarët: Ato nuk u lejohen atyre, si dhe as ata nuk janë të lejueshëm për to. Jepni shpenzimet e bëra atyre (jobesimtarëve). Nuk ka pengesë që t’i merrni ju ato për bashkëshorte, pasi t’u jepini dhurata martese. Mos qëndroni në martesë me idhujtare (pagane). Kërkoni atë që keni dhënë (si dhuratë martese), por dhe ata (jobesimtarët) le të kërkojnë atë që kanë dhënë (si dhuratë martese). Ky është gjykimi i Zotit, Ai gjykon në mes jush, e Perëndia di çdo gjë dhe është i Gjithëdijshëm. (10)
dhuratën martesore. -
Plotësimi i marrëveshjeve është kusht i rëndësishëm, prandaj i Lartësuari urdhëroi që idhujtarëve t’u ktheheshin mbrapsht shpenzimet që ata kishin bërë për gratë e tyre, që tashmë ishin emigrante në shtetin islam. Këtu futej mehri dhe gjithçka tjetër që ishte shpenzuar për ato gra. Pas këtij kompensimi, besimtarët në Medinë nuk e kishin më të ndaluar që të martoheshin me gratë e saposhpërngulura, edhe pse ato kishin qenë të martuara me idhujtarë në vendin e shirkut. Kusht tjetër, gjithashtu, ishte që këtyre grave t’u sigurohej nga bashkëshorti i ri mehri dhe shpenzimet e nevojshme, sipas rregullave. Ashtu sikurse një muslimane nuk është e lejuar të martohet me një qafir, po ashtu nuk është e lejuar që një musliman të martohet me një qafire. Përjashtim nga ky ligj bëjnë vetëm gratë çifute dhe të krishtere, me kushtet e vendosura nga sheriati. I Lartësuari thotë:Mos i mbani si bashkëshorte idhujtaret... -
Nëse Allahu i Lartësuar na ndalon që t’i mbajmë si bashkëshorte mohueset, ndalesa për lidhjen e një martese të re me to është më parësore....por kërkoni t’ju kthehen shpenzimet që keni bërë për to! Edhe ata le të kërkojnë prej jush t’u ktheni shpenzimet që kanë bërë për to! -
Këtu, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që, nëse gratë e tyre tradhtonin fenë dhe shkonin në vendin e kufrit, ata të kërkonin prej mohuesve mehrin dhe shpenzimet që kishin dhënë për gratë e tyre, njëlloj siç veprohej në rastin e kundërt. Ky ajet tregon se privimi nga të drejtat mbi gruan duhet të kompensohet. Me fjalë të tjera, burri duhet të kompensohet për humbjen e të drejtës së bashkëjetesës me të shoqen. Për shembull, nëse dikush bëhet shkak që ta privojë burrin nga të drejtat mbi gruan e tij, si nëpërmjet gjidhënies apo me ndonjë mënyrë tjetër (duke futur përçarje e konflikt mes tyre), ai ka detyrë që ta kompensojë burrin duke i kthyer atij mehrin.Këto janë ligjet e Allahut, me të cilat Ai ju gjykon. Allahu është di gjithçka e Njeh imtësisht çdo çështje. -
Allahu është i Gjithëditur. Ai di shumë mirë se çfarë ligjesh janë të dobishme për ju. Të gjitha ligjet që Allahu ka vendosur vijnë prej diturisë dhe urtësisë së Tij të gjerë dhe absolute.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë