Sureja El-Mumtehine (E Sprovuar — الممتحنة) (Ajet 2)
Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Nëse bini në duart e tyre, ata do të jenë armiq tuaj dhe do t’i zgjasin duart e tyre dhe gjuhët e tyre me qëllim të keq, dhe dëshirojnë që t’ju bëjnë jobesimtarë. (2)
Tefsiri
Nëse ata ju mundin, do të jenë armiqtë tuaj e do t’ju godasin me duart dhe gjuhën e tyre. Ata do të dëshironin shumë që edhe ju të bëheshit jobesimtarë. -Nëse qafirëve u jepet mundësia për t’ju munduar, torturuar dhe poshtëruar, ata asnjëherë nuk kursehen të godasin ashpër. Në çdo rast, ata ju godasin me duart e tyre për t’ju vrarë e poshtëruar. Edhe gjuha e tyre e hidhur nuk resht së luftuari me shpifje e fyerje kundër jush. Gjithçka që mohuesit dëshirojnë prej jush është thjesht t’ju nxjerrin nga feja juaj. Nëse ju përsëri arsyetoni dhe thoni se “ne afrohemi dhe miqësohemi me mohuesit, për shkak të lidhjeve farefisnore” ose “për shkak të tregtisë dhe pasurisë”, atëherë dijeni se:
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë