Sureja El-Mumtehine (E Sprovuar — الممتحنة) (Ajet 5)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




60 El-Mumtehine(الممتحنة), Ajet 5

رَبَّنَا لَا تَجْعَلْنَا فِتْنَةً لِلَّذِينَ كَفَرُوا وَاغْفِرْ لَنَا رَبَّنَا ۖ إِنَّكَ أَنْتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ 5 ٥

O Zoti ynë, mos lejo që të bijmë në provë të pafeve dh falna neve. O Zoti ynë, me të vërtetë, Ti je i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. (5)

Tefsiri

“Zoti ynë, mos na bëj sprovë të atyre që nuk besojnë dhe falna, o Zoti ynë!” -

Mos u jep jobesimtarëve pushtet mbi ne, për shkak të gjynaheve tona, që ata të na nënshtrojnë dhe poshtërojnë, të na sprovojnë në besimin tonë dhe të na ndalojnë me ç’të munden nga feja jonë. Mos na bëj sprovë për ta, sepse nëse ata e shohin veten fitimtarë mbi ne, do të mashtrohen e do të mendojnë se janë me të vërtetën, kurse ne me të kotën dhe, në këtë mënyrë, do të shtohet mohimi i tyre dhe do të shfrenohen edhe më tej në kalimin e kufijve.

“Ti je Ngadhënjimtari, i Urti!” -

Ata thanë: “Ti je El Aziz - Krenari, Ngadhënjimtari, Mposhtësi i gjithçkaje. Ti je El Hakim - i Urti, i Cili e vendos çdo gjë në vendin e vet. Me krenarinë dhe urtësinë Tënde, na ndihmo dhe na jep fitore kundër armiqve tanë! Na i mbulo dhe i fal gjynahet tona! Na i rregullo të metat dhe mangësitë tona!” Pastaj Allahu i Lartësuar e përsërit inkurajimin e marrjes si shembull të Ibrahimit dhe besimtarëve që ishin me të, duke thënë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë