Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِيهِمْ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِمَنْ كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ ۚ وَمَنْ يَتَوَلَّ فَإِنَّ اللَّهَ هُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ
Me të vërtetë, ky ka qenë shembull i mirë për ju, për ata që shpresojnë në Perëndinë dhe në Ditën e Kijametit. E kush shmanget, me të vërtetë, Perëndia është i pavarur, Ai meriton tërë falenderimin! (6)
Vërtet, këta njerëz janë një shembull i mirë... -
Por pasimi i këtij shembulli do të jetë i lehtë jo për të gjithë. Ai do të jetë i lehtë vetëm për ata që kanë një cilësi shumë të rëndësishme:...për ata që shpresojnë tek Allahu dhe Dita e Fundit. -
Besimi në jetën tjetër, te dhënia e llogarisë, te shpërblimi dhe ndëshkimi në varësi të veprave, ia lehtëson robit çdo gjë të vështirë. Besimi në takimin me Allahun dhe shpërblimi për veprat e mira është një inkurajim i fortë për të marrë si shembull profetët e Allahut dhe adhuruesit e sinqertë të Tij. Madje, siguria e plotë në takimin me Allahun dhe shpresa e madhe për shpërblimin e Tij bën që robi ta ndiejë si detyrë pasimin e rrugës së këtyre të zgjedhurve.Kushdo që kthen shpinën, le ta dijë se Allahu është Jonevojtari e i Lavdëruari! -
Ai që i kthen shpinën bindjes ndaj Allahut dhe rrugës së profetëve të Tij ka për të dëmtuar veçse veten e vet. Ai nuk mund të dëmtojë aspak Allahun e Lartësuar, sepse Ai është El Ganij - i Pasuri, që nuk ka asnjë nevojë për krijesat e Tij. Atij i takon pasuria absolute e pavarësia në çdo aspekt. Allahu nuk ka nevojë për asgjë të krijesave të Tij. Ai është El Hamid - i Lavdishmi dhe i Lavdëruari në Qenien, emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Allahut i takon falënderimi, mirënjohja, lavdërimi dhe lavdia e plotë! Është e vërtetë që Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që t’i urrejmë dhe t’i konsiderojmë armiq qafirët dhe idhujtarët, për sa kohë ata vazhdojnë në kufrin dhe idhujtarinë e tyre. Por nëse ata kthehen në besimin e drejtë dhe të saktë, atëherë gjykimi për ta ndryshon: vendin e urrejtjes dhe armiqësisë e zë dashuria dhe vëllazëria e besimit. Allahu i Lartësuar na tregon se edhe kjo mund të ndodhë, kur thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë