Sureja Es-Saff (Rreshti — الصف) (Ajet 10)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




61 Es-Saff(الصف), Ajet 10

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا هَلْ أَدُلُّكُمْ عَلَىٰ تِجَارَةٍ تُنْجِيكُمْ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ 10 ١٠

O besimtarë, a doni t’ju orientojë në një tregti, e cila ju shpëton nga vuajtja e dhembshme: (10)

Tefsiri

O ju që keni besuar! A t’ju tregoj për një pakt

(madhështor)

, që ju shpëton prej dënimit të dhembshëm?... -

Ky është një propozim i mrekullueshëm, që më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve u bën robërve të Tij besimtarë. Me bujarinë e Tij, Ai i fton ata në tregtinë më të madhe, në objektivin më të lartë, që të shpëtojnë nga ndëshkimi i dhembshëm dhe të arrijnë lumturinë e përjetshme. Allahu i Lartësuar nuk e bën këtë ftesë në formë urdhërore, por në formën e një propozimi shumë të butë dhe dashamirës, për të treguar se çdo i urtë dhe i mençur mund ta arrijë këtë mirësi. Ajo është një ftesë e hapur për të gjithë, sepse është e arritshme për të gjithë, nëse do të gjykonin me urtësi dhe mençuri. Nëse dikush pyet për mënyrën se si arrihet kjo e mirë, Allahu i Lartësuar thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë