Sureja Es-Saff (Rreshti — الصف) (Ajet 11)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




61 Es-Saff(الصف), Ajet 11

تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَتُجَاهِدُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ بِأَمْوَالِكُمْ وَأَنْفُسِكُمْ ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ 11 ١١

Besoni në Perëndinë dhe në Profetin e Tij, dhe luftoni në rrugën e Perëndisë me pasurinë dhe trupin tuaj. – Kjo është më mirë për ju, - nëse e dini. (11)

Tefsiri

Besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij... –

Fillimisht, të besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij! Dihet mirë që besimi i vërtetë është bindja e plotë në gjithçka që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të besohet. Nëse ky besim është i sinqertë, ai e shtyn robin të shfaqë vepra e fjalë të mira. Sigurisht, ndër veprat më të spikatura, që shfaqet në praktikë dhe që dëshmon për sinqeritetin në besim, është xhihadi në rrugën e Zotit. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:

...dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe veten tuaj! -

Jepni për hir të Allahut pasurinë, madje edhe shpirtin tuaj, për të mposhtur armiqtë e Islamit! Kjo bëhet duke patur një qëllim të vetëm: lartësimin e fjalës së Allahut dhe triumfin e fesë së Tij, që i fton njerëzit në adhurimin e Allahut si Një i vetëm dhe i pashoq. Luftoni me shpirtin dhe pasurinë tuaja për hir të këtij qëllimi të madh, sepse një vepër e tillë, edhe pse është e vështirë, të jeni të sigurt se:

Kjo është shumë herë më e dobishme për ju, sikur ta dinit. -

Kjo vepër sjell lumturinë dhe begatinë në dynja dhe në ahiret. Për sa i përket lumturisë së dynjasë, është shumë e qartë se nëpërmjet xhihadit arrihet fitorja kundër armiqve të Allahut, realizohen qëllimet e larta të fesë së Allahut, arrihet epërsia e të mirës kundër së keqes, ndërsa besimtarët fitojnë pasuri, siguri dhe qetësi në zemra. Ndërsa në ahiret, premtimi i pakthyeshëm për këta të zgjedhur është shpërblimi i madh dhe i pashembullt i Allahut të Lartësuar dhe shpëtimi nga ndëshkimi i Tij. I Lartësuari e thekson shpërblimin e tyre në ahiret, duke thënë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë