Sureja El-Munafikun (Hipokritët — المنافقون) (Ajet 7)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




63 El-Munafikun(المنافقون), Ajet 7

هُمُ الَّذِينَ يَقُولُونَ لَا تُنْفِقُوا عَلَىٰ مَنْ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ حَتَّىٰ يَنْفَضُّوا ۗ وَلِلَّهِ خَزَائِنُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَلَٰكِنَّ الْمُنَافِقِينَ لَا يَفْقَهُونَ 7 ٧

Ata thonë: “Mos u jepni kurrgjë atyre që janë te Profeti i Perëndisë, përderisa të largohen (prej tij)!” Por, Perëndisë i takojnë thesarët në qiej dhe në Tokë, por hipokritët nuk kuptojnë. (7)

Tefsiri
Këtu tregohet urrejtja e madhe e munafikëve ndaj Profetit (a.s.) dhe muslimanëve, urrejtje që kishte mbushur plotësisht zemrat e tyre. Kur ata shihnin se si sahabët rrethonin me dashuri dhe ngrohtësi Profetin (a.s.) dhe garonin se kush e kush më parë ta kënaqte atë, duke zbatuar urdhrat dhe porositë e tij, këta të mjerë - duke ëndërruar dhe shpresuar gjëra të kota - thoshin:

Ata thonë: “Mos u jepni asgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut, derisa ata ta braktisin!” –

Kështu, ata pandehnin se po të mos ishte pasuria e munafikëve, muslimanët nuk do të bashkoheshin për të ndihmuar fenë e Allahut. A thua se besimtarët qëndronin rreth e rrotull Profetit (a.s.) dhe zbatonin urdhrat e tij me përkushtim, me shpresë se do të përfitonin pasuri nga këta të mjerë! Sigurisht, kjo qe një hamendje krejt e pabazë dhe e çuditshme. Munafikët ishin njerëzit më të përkushtuar për shkatërrimin e Islamit dhe të muslimanëve, dhe më koprracët njëkohësisht. E si mund të kishin të tilla pretendime ata njerëz?! Dokrrat e tyre mund t’i besonin veçse të paditurit e mendjelehtët, që nuk shohin realitetin e gjërave. Duke ua përplasur në fytyrë pretendimin, Allahu i Lartësuar thotë:

Vetëm Allahut i përkasin pasuritë e qiejve e të Tokës,... -

Allahu furnizon atë që Ai dëshiron dhe e privon atë që Ai dëshiron. Është Allahu i Lartësuar Ai që ia mundëson dhe lehtëson furnizimin atij që Ai dëshiron, me urtësinë e Tij, dhe ia vështirëson atij që Ai dëshiron. Por këtë fakt nuk mund ta kuptojnë të gjithë, e aq më pak munafikët, prandaj i Lartësuari thotë:

...por munafikët nuk e kuptojnë. –

Pikërisht për shkak të logjikës së dobët të tyre, ata thanë atë që thanë. Munafikët pretendonin që depot e furnizimit i kishin ata dhe i administronin sipas dëshirës së tyre. Përveç mendjelehtësisë, kjo tregonte edhe arrogancën e tyre, e cila duket më qartë në fjalët më pas:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë