Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِالْحَقِّ وَصَوَّرَكُمْ فَأَحْسَنَ صُوَرَكُمْ ۖ وَإِلَيْهِ الْمَصِيرُ
Ai ka krijuar qiejt dhe Tokën në mënyrë të mrekullueshme, dhe Ai ju ka dhënë juve formën, dhe figurat tuaja i bënë të bukura dhe të gjithë do të ktheheni te Ai. (3)
Ai krijoi qiejt dhe Tokën për të Vërtetën. -
Allahu krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që ndodhet mes këtyre krijesave madhështore. Në krijimin e Tij të bukur e të rregullt nuk mund të gjesh asnjë mangësi. Allahu i krijoi të gjitha këto krijesa për hir të një vërtete të madhe, të synuar nga Ai. Ai i krijoi ato me një urtësi të madhe dhe për qëllime të larta.Ai ju dha pamjen që keni dhe këtë pamje jua bëri të bukur. -
Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.” [Tin 4]. Njeriu është krijesa me formën më të mirë dhe me pamjen më të bukur. Më pas, Allahu i Lartësuar i kujton ata për ditën e takimit me Të:Vetëm tek Ai është kthimi juaj. -
Tek Allahu do të ktheheni Ditën e Gjykimit, kur Allahu i Lartësuar do t’ju shpërblejë me bamirësinë dhe drejtësinë e Tij për besimin ose për mohimin tuaj. Ai do t’ju pyesë për mirësitë e shumta që ju ka falur: a u treguat mirënjohës apo jo ndaj tyre. I Lartësuari përshkruan më tej dijen e Tij gjithëpërfshirëse, duke thënë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë