Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَوْمَ يَجْمَعُكُمْ لِيَوْمِ الْجَمْعِ ۖ ذَٰلِكَ يَوْمُ التَّغَابُنِ ۗ وَمَنْ يُؤْمِنْ بِاللَّهِ وَيَعْمَلْ صَالِحًا يُكَفِّرْ عَنْهُ سَيِّئَاتِهِ وَيُدْخِلْهُ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ۚ ذَٰلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ
Atë Ditë, kur Ai (Perëndia) do t’ju tubojë juve në Ditën e Kijametit, ajo është Dita e mashtrimit (ku shihen veprat e gabuara). Ai që beson në Zotin dhe punon vepra të ira, Perëndia ia falë mëkatet atij dhe do ta shpie në kopshtije, nëpër të cilët rrjedhin lumenjt, e ku do të qëndrojnë përherë, gjithmonë. Ai do të jetë sukses i madh! (9)
Ditën e Ringjalljes, kur Ai t’ju tubojë, do të jetë dita e humbjes dhe e fitimit. -
Kujtoni ditën kur Allahu i Lartësuar do t’i tubojë të gjithë, të parët dhe të fundit, në sheshin e madh. Atë ditë, Ai do t’i shpërblejë robërit për veprat e tyre. Atë ditë do të dallohet qartë ndryshimi mes krijesave. Atë ditë do të ketë njerëz që do të ngrihen në gradat më të larta të Ilijin-it, në banesat ku i presin të gjitha mirësitë, begatitë dhe kënaqësitë e përgatitura nga Allahu i Lartësuar, me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Atë ditë do të ketë grupe që do të zhyten të poshtëruar në skutat më të ulëta të Xhehenemit, të mbushura me tmerr, ankth e dëshpërim. Ai është vendi i ndëshkimit të ashpër. Si shpërblimet, ashtu edhe ndëshkimet e të gjitha gradave janë fryt i atyre çfarë krijesat bëjnë dhe përgatisin vetë, në ditët dhe netët e dynjasë. I Lartësuari e përshkruan atë ditë si “Jeumu Tegabun”. Tegabunështë dallimi mes humbjes dhe fitimit. Pikërisht atë ditë do të shfaqet qartë dallimi që ekziston mes të fituarve dhe të humburve. Besimtarët do të fitojnë mirësi të shumta në tregtinë e tyre me Allahun e Lartësuar, ndërsa keqbërësit do të hidhërohen për humbjen e tyre të madhe. Nëse dikush pyet se me çfarë mund të arrihet fitorja dhe çfarë e shkakton humbjen, Allahu i Lartësuar thotë:Kush beson Allahun dhe bën vepra të mira... -
Domethënë, shkaqet që sjellin suksesin dhe mirësinë janë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë