Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَإِذَا بَلَغْنَ أَجَلَهُنَّ فَأَمْسِكُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍ أَوْ فَارِقُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍ وَأَشْهِدُوا ذَوَيْ عَدْلٍ مِنْكُمْ وَأَقِيمُوا الشَّهَادَةَ لِلَّهِ ۚ ذَٰلِكُمْ يُوعَظُ بِهِ مَنْ كَانَ يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ ۚ وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا
Dhe, deri sa të arrijë afati i caktuar, ju mbani ato në mënyrë të arsyeshme, ose ndahuni me to në mënyrë të pëlqyeshme dhe merrni dy dëshmitarë të drejtë prej jush dhe zbatoni dëshminë (e plotë) për Zotin e Madhërueshëm! Kjo është këshillë për ata që i besojnë Perëndisë dhe Ditës së Kijametit, e kush i dron Perëndisë, Ai i bënë rrugëdalje atij, (2)
Kur ato t’i afrohen mbarimit të afatit të tyre
(të pritjes), atëherë, ose mbajini si duhet, ose ndajini si është më e mira! -
Kur afrohet fundi i kohëpritjes, burri është ende në kohë të bëjë zgjedhjen e tij: ose ta mbajë gruan me mirësi e mirëkuptim, duke përmbushur detyrimet e ndërsjellta, ose ta lëshojë atë. Por nëse koha e pritjes mbaron, ai nuk ka më të drejtë ta kthejë atë grua, veçse me një akt të ri martesor. Nuk lejohet që burri ta kthejë më atë, sepse kështu e bën të vuajë më shumë. Edhe ndarja duhet të bëhet sipas rregullave islame, me drejtësi dhe larg harameve, larg fyerjeve dhe pa e shtrënguar gruan që t’i marrësh mbrapsht pasurinë (mehr-in) që i ke dhënë.Për këtë kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj! -
Qoftë kur bëni divorcin, qoftë kur e ktheni gruan, merrni dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, domethënë dy burra muslimanë, që janë të drejtë e të ndershëm. Nëpërmjet kësaj dëshmie i pritet rruga çdo keqkuptimi e grindjeje. Gjithashtu, nëpërmjet dëshmisë, të drejtat dhe përgjegjësitë nuk mund të fshihen apo të shkelen padrejtësisht. Pastaj Allahu i Lartësuar u drejtohet dëshmitarëve dhe u thotë:Dëshminë bëjeni me korrektësi e për hir të Allahut! -
Dëshmoni me drejtësi dhe saktësi, pa shtuar dhe pakësuar gjë. Me dëshminë tuaj, të synoni kënaqësinë e Allahut të Lartësuar dhe mos e shtrembëroni atë për hir të lidhjeve shoqërore e farefisnore.Kështu këshillohet ai që i beson Allahut dhe Ditës së Fundit. -
Nga këto rregulla merr mësim ai që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit. Nuk ka dyshim se besimi në Allahun dhe Ditën e Gjykimit është një nga shkaktarët më të fortë që e bën njeriun që të përfitojë nga këshillat e Zotit, t’i japë përparësi ahiretit dhe të kryejë punë të mira sa të ketë mundësi. Ndryshe ndodh me njeriun që e ka zemrën larg prej imanit. Atë nuk e shqetëson aspak ligësia dhe humbja ku është zhytur dhe këshillat nuk i bëjnë aspak dobi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë