Sureja Et-Tahrim (Ndalesa — التحريم) (Ajet 10)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




66 Et-Tahrim(التحريم), Ajet 10

ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا لِلَّذِينَ كَفَرُوا امْرَأَتَ نُوحٍ وَامْرَأَتَ لُوطٍ ۖ كَانَتَا تَحْتَ عَبْدَيْنِ مِنْ عِبَادِنَا صَالِحَيْنِ فَخَانَتَاهُمَا فَلَمْ يُغْنِيَا عَنْهُمَا مِنَ اللَّهِ شَيْئًا وَقِيلَ ادْخُلَا النَّارَ مَعَ الدَّاخِلِينَ 10 ١٠

Perëndia jep shembull, për ata që nuk besojnë, - gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit: ato kanë qenë të martuara për dy njerëz nga njerëzit Tonë të ndershëm, por ato ndaj tyre kanë qenë mashtruese (hipokrite) – dhe ata dy nuk do të mund t’u ndihmojnë atyre dyjave – te Perëndia (për t’i shpëtuar nga dënimi), e do t’u thuhet atyre: “Hyni ju të dyja në zjarr, me ata (të gjithë) që po hyjnë!” (10)

Tefsiri

Atyre që mohojnë, Allahu u sjell si shembuj gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. -

Këta shembuj shërbejnë që njerëzit të kuptojnë se lidhjet e ndryshme mes besimtarëve e mohuesve nuk kanë asnjë efekt te përfundimi i secilit prej tyre. Kështu, afërsia me besimtarin nuk ka për t’i sjellë qafirit asnjë dobi. Gjithashtu, lidhja me qafirin nuk ka për ta dëmtuar aspak besimtarin, nëse ky i fundit i ka kryer detyrimet kundrejt tjetrit. Kjo duket si një këshillë dhe vërejtje për gratë e Profetit (a.s.), që ato të ruheshin nga gabimet dhe mosbindja, duke e kuptuar mirë se lidhja e tyre me Profetin (a.s.) nuk do t’u sillte asnjë dobi, nëse ato nuk besonin dhe nuk i bindeshin Allahut të Lartësuar. Më tej, thotë i Madhëruari:

Ato ishin të martuara me dy nga robërit Tanë të mirë, por i tradhtuan ata. -

Ato ishin bashkëshorte të dy profetëve të nderuar, Nuhut (a.s.) dhe Lutit (a.s.). Por ato tradhtuan, duke mos e pranuar besimin dhe fenë e burrave të tyre. Pra, këtu nuk flitet assesi për tradhti bashkëshortore. Nuk ka ndodhur kurrë që një grua profeti të ketë tradhtuar nderin dhe shtratin e tij. Zoti i Lartësuar kurrë nuk do të bënte kurrë që gruaja e një profeti të ishte e përdalë dhe shkelëse e nderit bashkëshortor. Meqenëse ato e tradhtuan fenë e burrave të tyre, statusi i tyre si bashkëshorte profetësh nuk u bëri asnjë dobi. Allahu thotë:Për këtë arsye, bashkëshortët e tyre nuk do të mund t’i mbrojnë ato aspak tek Allahu. Atyre të dyjave do t’u thuhet: “Hyni të dyja në Zjarr, së bashku me të tjerët që hyjnë në të!” –

Kështu, profetët Nuh dhe Lut (a.s.) nuk do të mund t’i ndihmojnë ato tek Allahu i Madhëruar. Ndërsa për besimtarët, Allahu i Lartësuar sjell shembull tjetër:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë