Sureja Et-Tahrim (Ndalesa — التحريم) (Ajet 3)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




66 Et-Tahrim(التحريم), Ajet 3

وَإِذْ أَسَرَّ النَّبِيُّ إِلَىٰ بَعْضِ أَزْوَاجِهِ حَدِيثًا فَلَمَّا نَبَّأَتْ بِهِ وَأَظْهَرَهُ اللَّهُ عَلَيْهِ عَرَّفَ بَعْضَهُ وَأَعْرَضَ عَنْ بَعْضٍ ۖ فَلَمَّا نَبَّأَهَا بِهِ قَالَتْ مَنْ أَنْبَأَكَ هَٰذَا ۖ قَالَ نَبَّأَنِيَ الْعَلِيمُ الْخَبِيرُ 3 ٣

Kur Pejgamberi ia shfaqi një fjalë të fshehtë njërës prej grave të tij; e ajo pastaj e shpalli këtë fjalë, - e Perëndia ia zbuloi këtë Pejgamberit – ai një pjesë të këtij zbulimi e tregoi, kurse pjesën tjetër e heshti. Kur Pejgamberi e informoi atë (gruan) për këtë fshehtësi, ajo e pyeti: “E kush të ka treguar ty për këtë (se nuk e paskam ruajtur bisedën e fshehtë)?” Ai i tha: Ma tregoi ai që di gjithçka dhe të cilit çdo gjë i është e njohur. (3)

Tefsiri
Kur Profeti i tregoi një sekret njërës prej grave të veta, ajo e përhapi atë. Allahu ia bëri të ditur këtë të Dërguarit të Tij, i cili i tregoi asaj vetëm për një pjesë të lajmit, duke mos i thënë gjë për pjesën tjetër. -

Shumë mufesirinë janë të mendimit se këtu bëhet fjalë për Hafsën (Allahu qoftë i kënaqur me të!), së cilës Profeti (a.s.) i tregoi diçka dhe e porositi që të mos ia tregonte kujt. Por ajo ia tregoi Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Atëherë, Allahu i Madhëruar e njoftoi Profetin (a.s.) se çfarë kishte bërë Hafsa. Kështu, Profeti (a.s.) i tha Hafsës që ajo ia kishte treguar të tjerëve (Aishes) një pjesë të lajmit. Profeti (a.s.) nuk i tha se ajo e kishte treguar të gjithë lajmin, për t’u treguar i butë me të.

Kur ai i tha asaj se çfarë kishte ndodhur me lajmin, ajo i tha: “E kush ta tregoi ty këtë?” -

Kush ta tregoi këtë fakt, që askush tjetër nuk e dinte? Përgjigjja qe:

Ai tha: “Ma tregoi i Gjithëdituri, Njohësi i të fshehtave!” –

Ma tregoi Allahu, të Cilit nuk mund t’i fshihet asgjë e hapur apo e fshehtë. Ai është Njohësi i të fshehtave dhe të pashprehurave.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë