Sureja Et-Tahrim (Ndalesa — التحريم) (Ajet 4)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




66 Et-Tahrim(التحريم), Ajet 4

إِنْ تَتُوبَا إِلَى اللَّهِ فَقَدْ صَغَتْ قُلُوبُكُمَا ۖ وَإِنْ تَظَاهَرَا عَلَيْهِ فَإِنَّ اللَّهَ هُوَ مَوْلَاهُ وَجِبْرِيلُ وَصَالِحُ الْمُؤْمِنِينَ ۖ وَالْمَلَائِكَةُ بَعْدَ ذَٰلِكَ ظَهِيرٌ 4 ٤

Nëse ju të dyja pendoheni te Perëndia, se zemrat tuaja kanë anuar (Perëndia ju falë). Nëse ju të dyja bashkoheni kundër tij (kurrgjë nuk mund të arrini), se, me të vërtetë, Perëndia është mbrojtësi i tij, dhe Xhebraili dhe besimtarët e mirë; e pastaj edhe gjithë engjëjt janë përkrahësit e tij. (4)

Tefsiri

Pendohuni tek Allahu, sepse zemrat tuaja kanë gabuar. -

Kjo u drejtohej dy grave të Profetit (a.s.), Aishes dhe Hafsës (Allahu qoftë i kënaqur me to), të cilat u bën shkak që Profeti (a.s.) t’i bënte vetes haram diçka që ai e dëshironte. Allahu i Madhëruar i ftoi ato të pendoheshin, duke u bërë të ditur se me veprën e tyre zemrat e tyre kishin rënë disi nga ai nivel ku duhej të ishin. Ato duhej të ishin të sjellshme, të përmbajtura e shumë të kujdesshme në marrëdhëniet me bashkëshortin e tyre, Profetin e Zotit, Muhamedin (a.s.). Ato nuk duhej ta kundërshtonin apo të silleshin në atë mënyrë që ta shqetësonin atë.

Por nëse bashkëveproni kundër tij... -

Nëse ato do të bashkëpunonin me njëra tjetrën për ta lënduar Profetin e dashur të Zotit dhe do të vazhdonin në këtë rrugë, atëherë:

...ta dini se Allahu është Mbrojtësi i tij, edhe Xhibrili e besimtarët e ndershëm. Të gjithë melaiket e ndihmojnë atë. -

Të gjithë e ndihmojnë dhe mbështesin Profetin (a.s.). Për këtë arsye, ai do të jetë gjithmonë i fituari, ndërsa kundërshtarët e tij do të jenë të dështuar e të humbur. Në këtë ajet përshkruhet nderimi më i madh që Zoti i ka bërë më të zgjedhurit dhe zotërisë së të gjithë profetëve, Muhamedit (a.s.). Vetë Zoti Bujar dhe i Madhëruar e përcaktoi Vetveten si ndihmues dhe mbështetës të Profetit të zgjedhur. Po kështu i përcaktoi edhe krijesat më të zgjedhura të tij: melekët, Xhibrilin dhe besimtarët e sinqertë. Edhe këta janë ndihmues të Profetit të madh. Këto ajete janë qortim e këshillë e fortë për gratë e Profetit. Madje, Ai iu kujton diçka që gratë i tremb më së shumti, divorcin. Allahu i Lartësuar tha:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë