Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
عَسَىٰ رَبُّهُ إِنْ طَلَّقَكُنَّ أَنْ يُبْدِلَهُ أَزْوَاجًا خَيْرًا مِنْكُنَّ مُسْلِمَاتٍ مُؤْمِنَاتٍ قَانِتَاتٍ تَائِبَاتٍ عَابِدَاتٍ سَائِحَاتٍ ثَيِّبَاتٍ وَأَبْكَارًا
Në qoftë se ju lëshon ai juve, Zoti i tij mund t’ia zëvendësojë ato – atij, me gra më të mira se ju: muslimane dhe besimtare, përulëse, penduese, lutëse (shumë) agjëruese, të veja dhe vasha. (5)
...që kanë qenë të martuara ose virgjëresha. -
Allahu i Lartësuar mund t’i dhurojë Profetit të Tij larmishmëri, që ai të kënaqet. Allahu mund t’i mundësojë atij gra të virgjëra ose jo të virgjëra, ashtu si ai t’i dëshirojë. Kështu, pasi Allahu i Lartësuar i qortoi dhe këshilloi ato gra, ato nxituan që të kënaqnin Profetin (a.s.), duke u mveshur me cilësitë më të mira, që u përshkruan nga Allahu i Madhëruar. Ato u bënë gratë më të mira mes besimtarëve. Nga këto ajete mësojmë se Allahu i Madhëruar zgjodhi për Profetin e Tij gjërat më të mira, njerëzit më të çmuar dhe atributet më të larta. Kështu, duke qenë se Allahu i Madhëruar gjykoi që këto gra të qëndronin me të, kjo tregoi se ato ishin gratë më të mira dhe më të kompletuarat me cilësitë që Ai përshkroi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë