Sureja Et-Tahrim (Ndalesa — التحريم) (Ajet 6)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




66 Et-Tahrim(التحريم), Ajet 6

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنْفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًا وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ عَلَيْهَا مَلَائِكَةٌ غِلَاظٌ شِدَادٌ لَا يَعْصُونَ اللَّهَ مَا أَمَرَهُمْ وَيَفْعَلُونَ مَا يُؤْمَرُونَ 6 ٦

O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, karburante (lëndë djegëse) të të cilit janë njerëzit dhe gurët, dhe të cilin e mbikëqyrin engjëjt e fuqishëm dhe të ashpër, të cilët nuk u kundërshtojnë urdhërave të Perëndisë dhe të cilët punojnë për atë që urdhërohen. (6)

Tefsiri

O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit,... -

O ju të cilëve Zoti ju fali besimin, përpiquni seriozisht e punoni për të plotësuar kushtet e këtij besimi, duke bërë vepra të mira. Ruani veten dhe familjen tuaj nga Zjarri, i përshkruar me cilësi të tmerrshme! Ruajtja e vetes arrihet duke e nënshtruar atë të zbatojë porositë e Zotit, me sinqeritet për Të dhe sipas udhëzimeve të Tij, dhe duke iu larguar harameve, me drojë e me madhërim për Zotin. Veç kësaj, duhet edhe pendim për çdo vepër që zemëron Allahun dhe që bën të meritueshëm ndëshkimin e Tij. Ndërsa ruajtja e familjes dhe e fëmijëve arrihet nëpërmjet edukimit të tyre me cilësi të larta e me besim të sinqertë e të drejtë, ashtu siç dëshiron Zoti. Njeriu nuk shpëton e nuk mund të gjejë qetësi ndryshe, vetëm nëse përpiqet për të plotësuar porositë e Allahut për veten dhe për ata që ka nën përgjegjësinë e tij, si fëmijët, gratë etj. Allahu i Madhëruar e përshkroi Zjarrin me këto cilësi, që robërit të Tij të frenojnë veten nga gjërat që Ai i urren dhe i ka ndaluar. Ai thotë:

..lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. -

Kjo i ngjan thënies tjetër të Allahut: “Pa dyshim ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e xhehenemit. ...” [Enbija 98].

Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër,... –

Melekët mbikëqyrës janë të vrazhdë në sjellje dhe të rreptë në veprim. Ata të tmerrojnë vetëm me zërin kërcënues të tyre. Pamja e tyre është gjithashtu e papërballueshme. Me forcën dhe ashpërsinë e tyre, ata i poshtërojnë banorët e Zjarrit. Ata zbatojnë me përpikmëri urdhrat e Zotit të tyre:

...që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen. -

Ky është një lëvdim për melekët e nderuar, për nënshtrimin e tyre të plotë ndaj Zotit dhe për zbatimin e plotë të urdhrave të Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë