Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
O Profet! Luftoji të pafetë dhe hipokritët dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Vendbanimi i tyre do të jetë skëterra. E, sa i shëmtuar është ai vendbanim! (9)
Tefsiri
O ti i Dërguar! Luftoji jobesimtarët e hipokritët dhe qëndro ashpër kundër tyre! Vendi i tyre është Xhehenemi, i cili është vendi më i shëmtuar. -Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që të luftojë me ashpërsi kundër mohuesve dhe munafikëve. Lufta kundër këtyre kategorive bëhet me dy mënyra:
1 Duke u qartësuar të vërtetën me argumente të sakta, duke i ftuar me fjalë të mira dhe duke shkatërruar të gjitha rrugët e tyre të humbjes.
2 Duke i luftuar me armë, nëse nuk i përgjigjen ftesës së Zotit dhe nuk i nënshtrohen ligjit të Tij.Mënyra e parë zhvillohet me urtësi, butësi dhe me fjalët më të mira, ndërsa e dyta bëhet me ashpërsi dhe forcë. Mohuesit dhe munafikët kanë dënim të madh në dynja, që vjen prej humbjes dhe poshtërimit të tyre përballë xhihadit të Profetit dhe besimtarëve të Zotit. Por në ahiret ata i pret një dënim akoma më i ashpër, që është zjarri i Xhehenemit. Ky është përfundimi më i keq.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë