Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَمَّنْ هَٰذَا الَّذِي هُوَ جُنْدٌ لَكُمْ يَنْصُرُكُمْ مِنْ دُونِ الرَّحْمَٰنِ ۚ إِنِ الْكَافِرُونَ إِلَّا فِي غُرُورٍ
Ose, kush është ai që do të jetë ushtria e juaj, që t’u ndihmojë juve, përveç Mëshiruesit? Jobesimtarët janë vetëm në mashtrim, (s’ka ushtarë për ju). (20)
Ç’është ajo ushtri e juaja që mund t’ju ndihmojë, veç të Gjithmëshirshmit? -
Nëse Rahmani dëshiron dhe e përcakton që juve t’ju godasë ndonjë e keqe, atëherë kush mund t’ju ndihmojë dhe ta pengojë këtë të keqe? Kush është ai që mund t’ju ndihmojë kundër armiqve tuaj, veç Rahmanit?! Allahu i Lartësuar është i vetmi ndihmues dhe mbrojtës, i vetmi që nderon atë që Ai do dhe që poshtëron atë që Ai do. Sikur të mblidheshin të gjitha krijesat për të ndihmuar një rob kundër çdo armiku apo të keqi, kurrë nuk do të bënin dot gjë; nuk do të mund të lëviznin as edhe një grimcë të vogël në këtë gjithësi, pa lejen dhe ndihmën e Rahmanit.Nuk ka dyshim se jobesimtarët janë të zhytur në një mashtrim të madh. -
Pa dyshim, të gjithë ata mohues dhe refuzues të së vërtetës, duke vazhduar rrugën e tyre të shkatërrimit, edhe pasi e dinë shumë mirë se suksesi dhe fitorja janë në dorën e Rahmanit, tregojnë se janë të zhytur dhe të harruar në një mashtrim të thellë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë