Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ أَصْبَحَ مَاؤُكُمْ غَوْرًا فَمَنْ يَأْتِيكُمْ بِمَاءٍ مَعِينٍ
Thuaj: “Çka mendoni, nëse ujërat tuaja ju shterren – kush do t’u sjell juve ujin rrjedhës?” (30)
Thuaj: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjellë juve ujë në sipërfaqe?!” -
Kuptimi: Nëse uji fshihet nëpër tokë e në brendësi të saj, kush do t’ju sjellë juve ujë që të pini apo që të ujisni bimësinë e kafshët tuaja? Kjo pyetje nuk ka nevojë për t’u menduar gjatë, që t’i japësh përgjigjen. Pra, askush nuk mund t’jua japë atë, veç Allahut të Plotpushtetshëm dhe Mëshirë-plotë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë