Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَا يَسْتَثْنُونَ
e nuk patën thënë: “Nëse do Zoti!” (18)
...u betuan se do ta vilnin atë herët në agim, por pa thënë: “Në dashtë Allahu!” -
Të ngazëllyer, ata menduan se tashmë askush nuk do të mund t’i ndalte nga marrja e atyre të mirave, prandaj u betuan se të nesërmen do të shkonin të vilnin prodhimin aq të shumë pritur. Por ata nuk thanë: “Inshâallâh”- “Në dashtë Allahu”. Ata nuk e menduan se Allahu qëndron gjithmonë në pritë dhe se ndëshkimi i Tij do të shkonte në kopsht para tyre. Thotë i Drejti dhe i Urti:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë