Sureja El-Kalem (Stilolapsi — القلم) (Ajet 28)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




68 El-Kalem(القلم), Ajet 28

قَالَ أَوْسَطُهُمْ أَلَمْ أَقُلْ لَكُمْ لَوْلَا تُسَبِّحُونَ 28 ٢٨

Njëri më i arsyeshëm, prej tyre tha: “A nuk ju thashë unë se duhet ta kujtoni Perëndinë!” (28)

Tefsiri

Më i urti prej tyre tha: “A nuk ju thashë përse nuk e përmendni Zotin?” -

Ai i qortoi ata pse nuk kishin madhëruar Allahun e Lartësuar, duke i mohuar çdo cilësi që nuk i shkon madhështisë dhe krenarisë së Tij. Ata nuk duhej të mendonin se ishin të pavarur nga i Plotpushtetshmi. Ata mund të vepronin veçse me lejen e Tij, prandaj duhej të thonin: “Inshâallâh!” – “Në dashtë Allahu!”. Ata duhej të kujtonin dhe të pranonin me përulje faktin se asnjë dëshirë e tyre nuk mund të realizohet pa ndihmën e Allahut të Plotpushtetshëm dhe Mbizotërues mbi gjithçka.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë