Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
سَلْهُمْ أَيُّهُمْ بِذَٰلِكَ زَعِيمٌ
Pyeti ata – kush është garantues për këtë. (40)
Pyeti: “Cili prej tyre jua siguron atë?” Apo kanë ortakë, që u japin siguri?! Le t’i sjellin “ortakët” e vet, nëse thonë të vërtetën! -
Dihet shumë mirë se e gjitha kjo është e pamundur. Ata nuk kanë libër të sigurt, ku të mbështeten, nuk kanë premtim nga Allahu i Lartësuar për shpëtim, nuk kanë as ndihmës, që garantojnë ndihmën e tyre. Prandaj, pretendimet e tyre janë boshe dhe të pabaza. Fjalia e parë është një pyetje, por që në të njëjtën kohë mohon mundësinë që dikush të mund të marrë përsipër një pozitë të tillë të pamundur dhe, si përfundim, askush nuk mund të mbështetet në një arsyetim të tillë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë