Sureja El-Kalem (Stilolapsi — القلم) (Ajet 47)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




68 El-Kalem(القلم), Ajet 47

أَمْ عِنْدَهُمُ الْغَيْبُ فَهُمْ يَكْتُبُونَ 47 ٤٧

E, a ka tek ata dijeni të fshehtë, e ata po i përshkruajnë ato? (47)

Tefsiri

Apo mos ndoshta dinë të fshehtën dhe shkruajnë (këto gjykime)?! -

Ata, gjithashtu, nuk kanë ndonjë premtim nga Zoti i gjithësisë që u siguron se do të kenë shpërblime të mëdha prej Tij. Ata janë thjesht një grup mohuesish kryeneçë dhe të padrejtë, që nuk kanë as dëshirën më të vogël për të ndryshuar dhe për t’u kthyer te Zoti i tyre, prandaj nuk mbetet gjë tjetër veçse të kalisësh durimin për t'u përballur me padrejtësitë e tyre. I Madhëruari i drejtohet Profetit të Tij dhe i thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë