Sureja El-Kalem (Stilolapsi — القلم) (Ajet 7)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




68 El-Kalem(القلم), Ajet 7

إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَنْ ضَلَّ عَنْ سَبِيلِهِ وَهُوَ أَعْلَمُ بِالْمُهْتَدِينَ 7 ٧

Zoti yt e di më së miri për atë që e ka devijuar rrugën e tij dhe Ai i di mirë ata që janë në rrugën e drejtë. (7)

Tefsiri

S’ka dyshim se Zoti yt është më i Ditur se cili është ai që e ka humbur rrugën e Tij dhe Ai është më i ditur për ata që gjetën udhën e drejtë. -

Ky është një kërcënim i frikshëm për të humburit nga rruga e drejtë dhe një premtim shpresë-dhënës dhe përgëzues për të udhëzuarit në rrugën e drejtë. Kjo tregon, gjithashtu, edhe urtësinë e madhe të Allahut të Lartësuar, i Cili e di më mirë se kushdo se cilët meritojnë udhëzimin dhe cilët humbjen.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë