Sureja El-Hakka (E Vërteta — الحاقة) (Ajet 14)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




69 El-Hakka(الحاقة), Ajet 14

وَحُمِلَتِ الْأَرْضُ وَالْجِبَالُ فَدُكَّتَا دَكَّةً وَاحِدَةً 14 ١٤

e toka dhe malet të bartën e të copëtohen nga një shpërthim (eksplodim) (14)

Tefsiri

“..dhe të ngrihen toka e malet dhe, me një të goditur të vetme, të përplasen me njëri-tjetrin...” -

Malet do të thërrmohen, do të goditen e do të bëhen një me tokën, e cila do të shndërrohet në një tjetër tokë, sikurse thotë i Lartësuari në këtë ajet: “Të pyesin ty për malet. Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t'i shpërndajë si pluhur.”. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa kurfarë bimësie. As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre..” [Ta Ha 105-107]. Kjo është ajo që Zoti do të bëjë me tokën dhe ç’ka mbi të, atë ditë. Ndërsa për sa i përket qiellit, mjafton të përmendim se ajo është dita e ndodhisë së madhe:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë