Sureja El-Hakka (E Vërteta — الحاقة) (Ajet 29)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




69 El-Hakka(الحاقة), Ajet 29

هَلَكَ عَنِّي سُلْطَانِيَهْ 29 ٢٩

dhe falimentoi fuqia ime! (29)

Tefsiri

“Pasuria nuk më bëri aspak dobi! M’u hoq edhe pushteti!” -

Pasuria nuk bën më dobi, sepse tashmë është shkatërruar dhe është zhdukur. Në fakt, ajo pasuri nuk i ka bërë dobi as në dynja. Po ashtu, janë zhdukur edhe ushtritë që ai kishte në dynja, siç janë zhdukur edhe aleatët e tij të fortë, tek të cilët mbështetej. Tashmë nuk i vlen as fama e gjerë dhe as prestigji i tij ndër njerëz. Të gjitha këto janë fshirë, si pluhuri prej furtunës. Bashkë me to, kanë humbur shanset për shpërblime, të cilat ishin plotësisht të mundura që t’i arrinte duke punuar në jetën e dynjasë. Vendin e tyre e kanë zënë ankthi, dëshpërimi dhe vuajtja. Pikërisht në këtë moment të frikshëm vjen urdhri për ta ndëshkuar në Xhehenem:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë