Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَجَاءَ فِرْعَوْنُ وَمَنْ قَبْلَهُ وَالْمُؤْتَفِكَاتُ بِالْخَاطِئَةِ
E, ka ardhur Faraoni, dhe ata para tij, si dhe populli (i Lutit), me gabime të mëdha (9)
Faraoni, ata që ishin para tij dhe të përmbysurit kryen poshtërsi. –
Ashtu si popujt e Adit dhe Themudit, pati edhe shumë të tjerë që i kaluan kufijtë me padrejtësi. I tillë ishte Faraoni në Egjipt, tek i cili Allahu i Lartësuar dërgoi adhuruesin dhe profetin e Tij, Musa Ibn Imran (a.s.). Allahu i Lartësuar i mundësoi Faraonit që të shihte shumë shenja të qarta, nëpërmjet të cilave mund të krijonte një siguri të plotë rreth së vërtetës, por ai mohoi me kryeneçësi dhe i kaloi kufijtë me padrejtësi e dhunë. Edhe të tjerë, para e pas tij, vepruan në të njëjtën mënyrë, si populli i Lutit (el mu'tefiķâtu), të cilët, gjithashtu, u ndëshkuan, sepse të gjithë kundërshtuan profetin dhe përhapën të keqen. Ata mohuan Zotin, profetët dhe porositë e tyre, bënin padrejtësi, luftonin hapur kundër të vërtetës dhe përhapësve të saj, e çdo lloj gjynahu, ligësie dhe imoraliteti. I Lartësuari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë