Sureja El-Hakka (E Vërteta — الحاقة) (Ajet 9)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




69 El-Hakka(الحاقة), Ajet 9

وَجَاءَ فِرْعَوْنُ وَمَنْ قَبْلَهُ وَالْمُؤْتَفِكَاتُ بِالْخَاطِئَةِ 9 ٩

E, ka ardhur Faraoni, dhe ata para tij, si dhe populli (i Lutit), me gabime të mëdha (9)

Tefsiri

Faraoni, ata që ishin para tij dhe të përmbysurit kryen poshtërsi. –

Ashtu si popujt e Adit dhe Themudit, pati edhe shumë të tjerë që i kaluan kufijtë me padrejtësi. I tillë ishte Faraoni në Egjipt, tek i cili Allahu i Lartësuar dërgoi adhuruesin dhe profetin e Tij, Musa Ibn Imran (a.s.). Allahu i Lartësuar i mundësoi Faraonit që të shihte shumë shenja të qarta, nëpërmjet të cilave mund të krijonte një siguri të plotë rreth së vërtetës, por ai mohoi me kryeneçësi dhe i kaloi kufijtë me padrejtësi e dhunë. Edhe të tjerë, para e pas tij, vepruan në të njëjtën mënyrë, si populli i Lutit (el mu'tefiķâtu), të cilët, gjithashtu, u ndëshkuan, sepse të gjithë kundërshtuan profetin dhe përhapën të keqen. Ata mohuan Zotin, profetët dhe porositë e tyre, bënin padrejtësi, luftonin hapur kundër të vërtetës dhe përhapësve të saj, e çdo lloj gjynahu, ligësie dhe imoraliteti. I Lartësuari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë