Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 10)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 10

وَلَقَدْ مَكَّنَّاكُمْ فِي الْأَرْضِ وَجَعَلْنَا لَكُمْ فِيهَا مَعَايِشَ ۗ قَلِيلًا مَا تَشْكُرُونَ 10 ١٠

Na ju kemi vendosur në tokë dhe, në të, ju kemi dhënë çka ju nevojitet për gjallëri. – E sa pak falënderoheni! (10)

Tefsiri
I Lartësuari i nxit robërit e Tij të meditojnë për mirësinë, bujarinë dhe mëshirën e Tij për ta dhe të tregohen mirënjohës, duke u kujtuar vendbanimin e tyre:

Ne ju vendosëm në tokë... -

Ju vendosëm në tokë, të cilën e gatitëm dhe e nënshtruam për ju, në mënyrë të tillë që ju të ndërtoni mbi të, ta punoni, ta mbillni, të hapni rrugë në të etj.

...dhe ju mundësuam gjithçka për jetën në të... -

Nëpërmjet bimësisë që kultivohet në tokë, nëpërmjet mineraleve dhe thesareve të fshehura në të, e shumë mirësive të tjera, Allahu i Madhëruar ju mundëson një jetë të mirë dhe të begatshme. Ju aftësoheni e zhvilloheni në profesione dhe aktivitete të ndryshme, por kurrë nuk duhet të harroni se është i Madhëruari Ai që jua krijon kushtet për to në tokë dhe është Ai që përkujdeset për ju me bujarinë dhe butësinë e Tij.

...Sa pak po falënderoni! -

Shumë pak mirënjohje po tregoni për Allahun Bujar dhe Bamirës, i Cili ju begatoi me mirësi të panumërta dhe largoi prej jush rreziqe e vështirësi të shumta.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë