Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ الْمَلَأُ مِنْ قَوْمِ فِرْعَوْنَ أَتَذَرُ مُوسَىٰ وَقَوْمَهُ لِيُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ وَيَذَرَكَ وَآلِهَتَكَ ۚ قَالَ سَنُقَتِّلُ أَبْنَاءَهُمْ وَنَسْتَحْيِي نِسَاءَهُمْ وَإِنَّا فَوْقَهُمْ قَاهِرُونَ
Paria e popullit të Faraonit thanë: “A mos vallë do ta lësh Musain dhe popullin e tij që të bëjnë ngatërresa në tokë, dhe që të lë ty dhe zotrat tu?” (Faraoni) u përgjegj: “Na do t’i mbysim djemtë e tyre e do t’i lëmë gjallë gratë (bijat) e tyre; e na, me të vërtetë, jemi sundues mbi ta”. (127)
Ai tha: “Do t’ua mbysim djemtë, ndërsa femrat do t’i lëmë të gjalla. Kështu do të vazhdojmë të jemi sundues të tyre.” -
Në këtë mënyrë, Faraoni besonte se do ta linte popullin e Musait në një gjendje të mjerë, që të mos shumoheshin dhe të mos përbënin rrezik për ta. Duke u vrarë meshkujt, ata nuk do të kishin fuqi t’i luftonin, ndërsa gratë do të bëheshin shërbyeset e tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë