Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 129)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 129

قَالُوا أُوذِينَا مِنْ قَبْلِ أَنْ تَأْتِيَنَا وَمِنْ بَعْدِ مَا جِئْتَنَا ۚ قَالَ عَسَىٰ رَبُّكُمْ أَنْ يُهْلِكَ عَدُوَّكُمْ وَيَسْتَخْلِفَكُمْ فِي الْأَرْضِ فَيَنْظُرَ كَيْفَ تَعْمَلُونَ 129 ١٢٩

(Populli i Musait) thanë: “Na kemi qenë të torturuar para se të vish ti dhe pas ardhjes tënde”. (Musai) tha: “Zoti juaj do ta zhdukë armikun tuaj, e juve do t’ju bëjë trashëgimtarë në Tokë, e t’ju vërejë se si do të veproni”. (129)

Tefsiri

Ata thanë: “Ne kemi qenë të shtypur edhe para se të na vije ti edhe pasi erdhe ti.” -

Duke shprehur padurimin dhe pakënaqësinë e tyre nga koha e gjatë e vuajtjeve dhe persekutimit nga ana e Faraonit, ata i thanë Musait a.s. “Ne ishim të shtypur para se të na vije ti, sepse ata janë të pashpirt. Ata na kanë shkaktuar vuajtje nga më të dhimbshmet. Ata kanë vrarë djemtë dhe na merrnin vajzat. Kështu ka ndodhur si para ardhjes tënde, ashtu edhe pas ardhjes tënde.Ai tha: “Mundet që Allahu ta shkatërrojë armikun tuaj dhe t’ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend e pastaj do t’ju vështrojë se si do të veproni.” -

Duke shpresuar shpëtimin nga e keqja e Faraonit, Musai tha: “Pritet që Allahu ta shkatërrojë armikun tuaj e t’ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend. Megjithatë, mos harroni se çështja nuk mbaron me këtë. Allahu i Madhëruar thotë: “...pastaj do t’ju vështrojë se si do të veproni ju.” Ai do të shohë a do të jeni mirënjohës apo mosmirënjohës për mirësitë e Tij. Ky premtim u realizua nga Allahu i Madhëruar kur erdhi koha e përcaktuar nga Ai.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë