Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَ مَا مَنَعَكَ أَلَّا تَسْجُدَ إِذْ أَمَرْتُكَ ۖ قَالَ أَنَا خَيْرٌ مِنْهُ خَلَقْتَنِي مِنْ نَارٍ وَخَلَقْتَهُ مِنْ طِينٍ
(Perëndia) tha: “Çka të pengojë ty që nuk iu përule, kur të urdhërova?” (Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta”. (12)
Allahu Tha: “Çfarë të pengoi ty të bëje sexhde, kur Unë të urdhërova?” -
Ç’të pengoi të përuleshe para atij që unë e krijova me dy duart e Mia, duke e dalluar kështu nga të tjerët? Pse e theve urdhrin dhe tregove shpërfillje e mosrespekt për madhështinë Time?Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta.” -
Duke u rebeluar ndaj Zotit, Shejtani tha: “Unë jam më i mirë se ai.”. Pastaj, duke arsyetuar për pretendimin e tij të kotë, i mallkuari tha: “Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta.”. Sipas këtij arsyetimi, një krijesë me origjinë nga zjarri është më e mirë se një krijesë me origjinë nga balta, sepse zjarri ngrihet lart e është më i lehtë sesa balta. Sigurisht, kjo mënyrë krahasimi është e pavlerë, për shumë arsye, ndër të cilat:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë