Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 132)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 132

وَقَالُوا مَهْمَا تَأْتِنَا بِهِ مِنْ آيَةٍ لِتَسْحَرَنَا بِهَا فَمَا نَحْنُ لَكَ بِمُؤْمِنِينَ 132 ١٣٢

Dhe ata kanë thënë: “Çfarëdo argumenti të na sjellësh ti, që të na magjepsish me të, na nuk jemi besimtarë tu”. (132)

Tefsiri

Ata i thoshin

(Musait)

: “Me çfarëdo argumenti magjepsës që të na vish, ne nuk do të të besojmë.” -

Kuptimi: Ne jemi të bindur se ti je magjistar, prandaj çfarëdo lloj fakti të na sjellësh, ne nuk lëkundemi nga mendimi ynë për ty. Ti je një magjistar, me qëllime të zeza ndaj nesh, prandaj nuk kemi për të pranuar dhe miratuar asnjë prej porosive të tua, që ti pretendon se i sjell nga Zoti. Ky qe një tregues i kokëfortësisë dhe këmbënguljes së tyre në të kotën. Në atë gradë kishte arritur kufri dhe inati i tyre, saqë për ata ishte njëlloj: me apo pa mrekulli, ata nuk besonin. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ndëshkime të shumta mbi ta, njëri pas tjetrit:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë