Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 134)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 134

وَلَمَّا وَقَعَ عَلَيْهِمُ الرِّجْزُ قَالُوا يَا مُوسَى ادْعُ لَنَا رَبَّكَ بِمَا عَهِدَ عِنْدَكَ ۖ لَئِنْ كَشَفْتَ عَنَّا الرِّجْزَ لَنُؤْمِنَنَّ لَكَ وَلَنُرْسِلَنَّ مَعَكَ بَنِي إِسْرَائِيلَ 134 ١٣٤

E kur i godiste dënimi, ata thonin: “O Musa, lutju Zotit tënd për ne, ashtu si të ka premtuar; e nëse na liron nga kjo vuajtje, na, me të vërtetë, do të besojmë ty, dhe do t’i dërgojmë bijtë e Israelit me ty”. (134)

Tefsiri
Sa herë që binte ndëshkimi mbi ta, ata thoshin: “O Musa! Lutju Zotit tënd për ne, sipas premtimit që të ka dhënë. Nëse na e largon ndëshkimin, ne do të të besojmë ty dhe do t’i dërgojmë bijtë e Izraelit me ty.” -

Fjala ‘ndëshkimin’ ka mundësi të nënkuptojë murtajën apo ndonjë epidemi tjetër të rëndë, siç kanë thënë shumë komentues. Por ka shumë mundësi, gjithashtu, që ajo të nënkuptojë të gjitha llojet e ndëshkimeve që u përmendën pak më sipër. Kështu, sa herë që merrnin një ndëshkim, ata thoshin: ‘O Musa, lute Zotin tënd për ne, që ta largojë prej nesh këtë ndëshkim!’ Ata kërkonin që Musai të ndërmjetësonte tek Zoti për të larguar ndëshkimin, duke i premtuar se atëherë do ta besonin Shpalljen e Zotit dhe do t’i lejonin bijtë e Izraelit që të largoheshin. Por, në fakt, ata gënjenin, pasi donin vetëm të shpëtonin nga ai ndëshkim i momentit, duke pandehur se ashtu do t’ia hidhnin. Allahu i Lartësuar thotë më pas:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë