Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 135)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 135

فَلَمَّا كَشَفْنَا عَنْهُمُ الرِّجْزَ إِلَىٰ أَجَلٍ هُمْ بَالِغُوهُ إِذَا هُمْ يَنْكُثُونَ 135 ١٣٥

Dhe pasi e liruam nga vuajtja – deri në afatin e arritur, - ata, menjëherë e shkelën premtimin. (135)

Tefsiri

Por sa herë që Ne ua largonim ndëshkimin, për t’u lënë një afat të caktuar, ata e thyenin premtimin. -

Kur Allahu i Lartësuar e largonte ndëshkimin për njëfarë kohe të shkurtër, ata përsëri e shkelnin premtimin që i jepnin Musait për të besuar dhe për të lejuar bijtë e Izraelit që të shkonin me të. Kështu ata vazhduan të mos bindeshin ndaj Allahut të Lartësuar dhe të torturonin bijtë e Izraelit, derisa, siç thuhet në ajetin më pas:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë