Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 145)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 145

وَكَتَبْنَا لَهُ فِي الْأَلْوَاحِ مِنْ كُلِّ شَيْءٍ مَوْعِظَةً وَتَفْصِيلًا لِكُلِّ شَيْءٍ فَخُذْهَا بِقُوَّةٍ وَأْمُرْ قَوْمَكَ يَأْخُذُوا بِأَحْسَنِهَا ۚ سَأُرِيكُمْ دَارَ الْفَاسِقِينَ 145 ١٤٥

Na ia kemi shkruar në pllaka (Teurat) këshillën për çdo gjë dhe shpjegimin për gjithçka (që kanë nevojë): “Merre këtë, me seriozitet, dhe urdhëroje popullin tënd që të përvetësojë në mënyrën më të mirë. Unë do t’ju tregojë shtëpinë e mëkatarëve. (145)

Tefsiri

Ne i shkruam atij në pllaka urdhra të shumta, për të qenë këshillë dhe sqarim për çdo çështje.... -

Ne i shkruam në pllaka gjithçka për të cilën kanë nevojë njerëzit. Aty do të gjejnë inkurajim për të kryer vepra të mira dhe për t’u larguar nga veprat e këqija. Shpallja është shtjellim i plotë i dispozitave ligjore, normave të besimit dhe i virtyteve të larta.

“Zbatoi këto me përkushtim dhe urdhëroje popullin tënd që të zbatojë më të mirat porosi! -

Allahu i Lartësuar e urdhëroi që ta pranonte Shpalljen me forcë dhe qëndrueshmëri, me vullnet për ta zbatuar plotësisht atë. Gjithashtu, Musai duhet të urdhëronte popullin që të merrte më të mirat e asaj Shpalljeje, duke iu bindur të gjitha porosive, qofshin ato të detyrueshme, qofshin të pëlqyeshme, që e kënaqin Allahun e Lartësuar. Kjo tregon se të gjitha porositë e Allahut të Madhëruar janë të plota, të drejta dhe të mira.

Unë do t’jua tregoj vendbanimet

(rrënojat)

e të pabindurve.” -

Pasi i shkatërroi ata, Allahu i Lartësuar bëri që vendbanimet e tyre të mbeteshin, si mësim për ata që do të vinin më pas. Në fakt, të vetmit që nxjerrin mësim nga këto histori janë besimtarët e vërtetë, që janë modestë e të bindur.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë