Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاتَّخَذَ قَوْمُ مُوسَىٰ مِنْ بَعْدِهِ مِنْ حُلِيِّهِمْ عِجْلًا جَسَدًا لَهُ خُوَارٌ ۚ أَلَمْ يَرَوْا أَنَّهُ لَا يُكَلِّمُهُمْ وَلَا يَهْدِيهِمْ سَبِيلًا ۘ اتَّخَذُوهُ وَكَانُوا ظَالِمِينَ
Populli i Musait – pas shkuarjes së tij – filluan ta adhurojnë viçin e bërë nga stolisjet e tyre të arit – viç për kah pamja dhe pallja. A nuk panë ata, se ai as nuk mund t’u fliste, as t’i udhëzojë në rrugë të drejtë. Ata morën këtë viç për adhurim dhe u bënë zullumqarë. (148)
Nuk e shihnin, vallë ata, se ai as nuk u fliste... -
Paaftësia për të folur konsiderohet si një mangësi e madhe. Madje, edhe adhuruesit e statujës, që mund të flisnin, qëndronin më lart sesa idhulli i tyre:...e as nuk i udhëzonte në rrugë të drejtë?! -
Ai nuk jepte udhëzime për fenë e vërtetë apo për çështjet e kësaj bote. Me logjikë të pastër e të shëndoshë, nuk mund të quash Zot diçka që nuk ka mundësi të flasë dhe nga e cila nuk ke asnjë dobi.Ata mbanin atë për adhurim dhe ishin të padrejtë. -
I bënë padrejtësi vetes, sepse adhuruan diçka që nuk e meriton dhe pa patur asnjë fakt. Ajeti tregon qartë se kush i mohon Allahut të Lartësuar atributin e 'të folurit", ka mohuar një nga veçoritë më të spikatura të Tij si Zot. Vetë Allahu i Lartësuar e konsideroi paaftësinë dhe pamundësinë e statujës për të folur si dëshmi se ajo nuk mund të ishte Zot. Ai që nuk mund të flasë nuk mund të jetë i adhuruar, nuk mund të jetë Zoti që adhurohet.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë