Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 149)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 149

وَلَمَّا سُقِطَ فِي أَيْدِيهِمْ وَرَأَوْا أَنَّهُمْ قَدْ ضَلُّوا قَالُوا لَئِنْ لَمْ يَرْحَمْنَا رَبُّنَا وَيَغْفِرْ لَنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ 149 ١٤٩

Dhe pasi u penduan shumë, pastaj dhe panë se janë trullosur, ata thanë: “Nëse Zoti ynë nuk na mëshiron dhe nuk na falë, me të vërtetë, do të jemi të humbur!” (149)

Tefsiri

Kur u penduan thellësisht dhe e kuptuan se kishin gabuar... -

Musai ua shpjegoi situatën e mjerë ku kishin rënë, prandaj ata u penduan për atë veprim. Ata e kuptuan se kishin devijuar nga rruga e drejtë dhe thanë:

... ata thanë: “Nëse nuk na mëshiron dhe nuk na e fal gabimin Zoti ynë, ne atëherë do të jemi më të shkatërruarit!” -

Nëse Zoti i Madhërishëm nuk na mëshiron dhe nuk na tregon rrugën drejt mëshirës së Tij, ne do të jemi të humbur. Nëse Ai nuk na e mundëson dhe nuk na jep sukses që ta adhurojmë Atë, nëse Ai nuk na jep forcë dhe vullnet për të bërë vepra të mira, që Aiido,nedotëmbetemitëhumburetë dëshpëruar. Nëse i Madhërishmi nuk na i mbulon të metat tona dhe nuk na i fal gjynahet, sidomos idhujtarinë që bëmë, ne do të humbim gjithçka të mirë në dynja dhe ahiret.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë