Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 150)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 150

وَلَمَّا رَجَعَ مُوسَىٰ إِلَىٰ قَوْمِهِ غَضْبَانَ أَسِفًا قَالَ بِئْسَمَا خَلَفْتُمُونِي مِنْ بَعْدِي ۖ أَعَجِلْتُمْ أَمْرَ رَبِّكُمْ ۖ وَأَلْقَى الْأَلْوَاحَ وَأَخَذَ بِرَأْسِ أَخِيهِ يَجُرُّهُ إِلَيْهِ ۚ قَالَ ابْنَ أُمَّ إِنَّ الْقَوْمَ اسْتَضْعَفُونِي وَكَادُوا يَقْتُلُونَنِي فَلَا تُشْمِتْ بِيَ الْأَعْدَاءَ وَلَا تَجْعَلْنِي مَعَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ 150 ١٥٠

E, kur Musai u kthye te populli i tij, i zemëruar dhe i pikëlluar, thirri: “Sa në mënyrë të shëmtuar jeni sjellë pas shkuarjes sime! A mos vallë e keni shpejtuar urdhërin e Zotit tuaj?” Dhe i hodhi pllakat (e Teuratit) e kapi vëllain për koke, duke ia afruar vetes. (Haruni) i tha: “O djali nënës sime! Ky popull me të vërtetë, më konsideroi për të dobët dhe gati më mbytën. Dhe, mos më turpëro para armiqëve dhe mos më numro në mesin e zullumqarëve”. (150)

Tefsiri

Kur Musai u kthye te populli i vet, i zemëruar dhe shumë i hidhëruar, tha:... -

Kur Musai u kthye dhe e pa popullin e tij në atë gjendje, u zemërua shumë. Ai, - paqja e Zotit qoftë me të! - ishte tepër xheloz për fenë e pastër dhe shumë i dhembshur e i butë me popullin e tij. Në këtë gjendje, ai u thotë atyre:

“Shumë keq paskeni vepruar pas largimit tim! -

Sa keq më keni zëvendësuar pas ikjes sime! A nuk e kuptoni se kjo sjellje ju çon në ndëshkimin e përjetshëm?!

A kërkuat përshpejtimin e ndëshkimit të Zotit tuaj?” -

Allahu i Lartësuar ju premtoi se do t’ju shpallte një libër, kurse ju nxituat për të plotësuar dëshirat tuaja të mbrapshta për idhujtari.

Ai lëshoi pllakat dhe e zuri të vëllanë për flokësh dhe e tërhoqi nga vetja. -

Në zemërim e sipër, Musai lëshoi pllakat në të cilat ishte shkruar Teurati dhe e kapi fort të vëllain prej flokësh dhe prej mjekre. Duke e tërhequr me zemërim drejt vetes, i tha: “Musai tha: “O Harun! Ç’të pengoi ty që të vije pas meje, kur pe se ata morën rrugën e gabuar? Mos vallë edhe ti e kundërshtove urdhrin tim?” Haruni tha: “O bir i nënës sime! Mos më kap as për mjekre, as për flokësh! Në të vërtetë pata frikë se do të thoshe: "I përçave beni israilët dhe nuk e respektove fjalën time?”[Ta Ha, 92 – 94].

Ai tha: “O bir i nënës sime! Populli më mundi dhe gati më vrau! -

Për të zbutur zemrën e të vëllait, Haruni iu drejtua me fjalë të buta, duke i kujtuar nënën e tyre të përbashkët, por në fakt Haruni e kishte vëlla Musain nga nëna dhe nga babai. Ai i tha: “O bir i nënës sime, populli më mundi dhe gati më vrau. Ata më shpërfillën kur u thashë: “O populli im! Ju po sprovoheni me të (me viçin e gëdhendur). Nuk ka dyshim se Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, prandaj ejani pas meje dhe bindjuni urdhrit tim!”. Ata i thanë: “Ne nuk do t’i ndahemi këtij adhurimi (të viçit) derisa Musai të kthehet te ne.”.” [Ta Ha 90, 91]. Kështu, ata jo vetëm që e shpërfillën, por gati sa nuk e vranë.

Mos bëj që të gëzohen armiqtë me fatkeqësinë time dhe... -

Mos më turpëro para armiqve tanë duke më qortuar dhe keqtrajtuar. Ata mezi presin që të shikojnë ndonjë mangësi apo problem tek ne.

...mos më shih si gjynahqar!” –

Mos më trajto mua sikur të jem kriminel. Atëherë Musai u pendua për sjelljen e tij të nxituar, para se të dëgjonte justifikimin e të vëllait. Haruni kishte vepruar drejt dhe kishte bërë maksimumin për t’i penguar ata nga idhujtaria.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë