Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 154)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 154

وَلَمَّا سَكَتَ عَنْ مُوسَى الْغَضَبُ أَخَذَ الْأَلْوَاحَ ۖ وَفِي نُسْخَتِهَا هُدًى وَرَحْمَةٌ لِلَّذِينَ هُمْ لِرَبِّهِمْ يَرْهَبُونَ 154 ١٥٤

Dhe, kur Musait i kaloi zemrimi, i mori pllakat, në të cilat ishte shënuar udhëzimi për rrugën e drejtë dhe mëshira për ata që i druajnë Zotit të tyre. (154)

Tefsiri

Kur Musait iu shua zemërimi,... -

Pasi u qetësua, Musai u angazhua me çështjenmë të rëndësishme:

...i mori Pllakat,... –

Musai mori pllakat që kishte hedhur pak më parë. Ato ishin pllaka tepër të rëndësishme. Për të shpjeguar vlerën dhe rëndësinë e tyre, i Madhëruari thotë:

...në të cilat kishte udhëzime e mëshirë... -

Ato përmbanin udhëzim dhe mëshirë. Ato kishin udhëzime për rrugën e drejtë, për të vërtetën, për veprat e mira dhe për veprat e këqija, për virtytet dhe veset. Ato përmbanin edhe mëshirën brenda, sepse ishin lumturi e mirësi për ata që zbatonin çfarë shkruhej aty. Ato ishin mëshirë për të gjithë ata që i mësonin normat që gjendeshin brenda tyre, që përvetësonin kuptimet e tyre, që punonin me sinqeritet dhe jetonin sipas tyre. Por, sigurisht, jo çdokush e pranon udhëzimin dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar, jo çdokush e meriton që të jetojë sipas udhëzimit të Tij. Ata që vërtet e pranojnë Shpalljen e Zotit, që jetojnë dhe punojnë sipas saj, duke e pranuar atë me zemër të hapur, janë vetëm ata që kanë një cilësi:

...për ata që e kanë frikë Zotin e tyre. -

Shpallja do të jetë udhëzim dhe mëshirë veçse për ata që i frikësohen Zotit dhe shpresojnë tek Ai. Ndërsa atyre që nuk i frikësohen Allahut të Lartësuar, që nuk e respektojnë dhe nuk e madhërojnë Atë, atyre kjo Shpallje u shton veçse arrogancën, inatin dhe largimin. Megjithatë, ata nuk do të kenë asnjë justifikim përpara Allahut të Lartësuar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë