Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 156)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 156

وَاكْتُبْ لَنَا فِي هَٰذِهِ الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الْآخِرَةِ إِنَّا هُدْنَا إِلَيْكَ ۚ قَالَ عَذَابِي أُصِيبُ بِهِ مَنْ أَشَاءُ ۖ وَرَحْمَتِي وَسِعَتْ كُلَّ شَيْءٍ ۚ فَسَأَكْتُبُهَا لِلَّذِينَ يَتَّقُونَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَالَّذِينَ هُمْ بِآيَاتِنَا يُؤْمِنُونَ 156 ١٥٦

dhe caktona të mira neve në këtë botë dhe në tjetrën. Se, ne, me të vërtetë, te Ti kthehemi”. (Perëndia) tha: “Unë e godas me dënimin Tim kë dua, e mëshira Ime përfshinë çdo gjë; ua jap atyre që ruhen nga mëkatet dhe japin zeqatin dhe atyre që u besojnë argumenteve Tona”, (156)

Tefsiri

Cakto për ne atë që është e mirë në këtë Botë dhe në Botën tjetër!... -

Mirësia për të cilën lutet Musai është dituria e dobishme, një furnizim i gjerë hallall dhe vepra të mira. Por të mirat nuk kërkohen vetëm për në dynja, por edhe për në ahiret. Të mirat e ahiretit janë ato që ka përgatitur Allahu i Lartësuar për të dashurit e Tij punëmirë në Xhenetin e përjetësisë.

...Ne jemi kthyer

(të penduar)

tek Ti!” -

Ne jemi kthyer me përunjësi drejt Teje, duke qenë të vetëdijshëm për mangësitë dhe gjynahet tona.

Ai tha: “Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj, ndërsa mëshira Ime ka përfshirë gjithçka. -

Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj prej atyre që kanë ndjekur rrugën e keqe e që e meritojnë zemërimin Tim. Ndërsa mëshira Ime ka përfshirë gjithçka prej botës së sipërme dhe të poshtme, të drejtët dhe gabimtarët, besimtarët dhe mohuesit. Nuk ka ndonjë krijesë që të mos e ketë përfshirë mëshira e Allahut të Lartësuar dhe që të mos ketë shijuar mirësinë, dhuratat dhe bujarinë e Tij. Por mëshira e posaçme, e cila fal lumturinë e dynjasë dhe të ahiretit, u dhurohet vetëm atyre që kanë këto cilësi:Atë (mëshirë)

e kam caktuar për ata që janë të devotshëm, e japin zekatin... -

Mëshira e posaçme është për të devotshmit, që zbatojnë urdhëresat dhe ruhen nga gjynahet. Ajo është, gjithashtu, për ata besimtarë që japin zekatin, si shpenzim i detyrueshëm për ata që e meritojnë atë.

...dhe për ata që besojnë në argumentet Tona... -

Ata të cilët besojnë Shpalljet dhe argumentet e Zotit. Që besimi në Shpalljen dhe argumentet e Allahut të jetë i plotë, ai duhet të jetë i shoqëruar me një kuptim korrekt të tyre. Veç kësaj, është i domosdoshëm edhe zbatimi i tyre. Gjithashtu, besimi i vërtetë dëshmohet me pasimin e rrugës së Profetit a.s, në të gjitha aspektet, të brendshme apo të jashtme, shpirtërore apo fizike, themelore apo dytësore. Një cilësi tjetër të atyre që meritojnë mëshirën e Allahut të Lartësuar është:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë