Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 164)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 164

وَإِذْ قَالَتْ أُمَّةٌ مِنْهُمْ لِمَ تَعِظُونَ قَوْمًا ۙ اللَّهُ مُهْلِكُهُمْ أَوْ مُعَذِّبُهُمْ عَذَابًا شَدِيدًا ۖ قَالُوا مَعْذِرَةً إِلَىٰ رَبِّكُمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ 164 ١٦٤

(Kujtoje) kur disa prej tyre thanë: “Pse e këshilloni popullin, të cilin Perëndia do ta zhdukë ose do ta ndëshkojë me ndëshkim të ashpër?” (Këshilltarët) u përgjegjën: “Për t’u arsyetuar para Zotit tuaj dhe për t’i ruajtur ata nga mëkatet”. (164)

Tefsiri

Kur disa prej tyre thanë “Përse e këshilloni një popull që Allahu do ta shkatërrojë ose do t’i japë një dënim të ashpër?”,... -

Ata dukej sikur thoshin: Nuk ka asnjë dobi këshilla drejtuar atyre që kanë marrë guximin të shkelin kufijtë e Allahut të Lartësuar. Ata as që ua vënë veshin qortimeve dhe këshillave tuaja, por vazhdojnë me mospërfillje në rrugën e kundërshtimit. Për këtë arsye, nuk ka dyshim që Allahu i Lartësuar ka për t’i shkatërruar ata, por:

...këshilluesit thanë: “Për të kryer detyrën para Zotit tuaj...

- Ne i qortojmë dhe i këshillojmë për t’u justifikuar para Zotit, si edhe:

...dhe me shpresë që ata mund t'i frikësohen.” -

Me shpresë që ata do të heqin dorë nga mosbindja ndaj Allahut të Madhëruar. Ne nuk e humbin shpresën që Allahu i Lartësuar mund t’i udhëzojë ata në rrugë të drejtë. Mbase këshilla jonë do të ketë sukses dhe do të lërë gjurmë në zemrat e tyre. Këto janë dy qëllimet madhore pse këshillojmë dhe ftojmë të tjerët në rrugë të drejtë: si justifikim i drejtë para Allahut të Lartësuar dhe me shpresë se ndoshta Allahu i Lartësuar ka për t’i udhëzuar ata, nëpërmjet këshillës që u bëjmë atyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë