Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 167)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 167

وَإِذْ تَأَذَّنَ رَبُّكَ لَيَبْعَثَنَّ عَلَيْهِمْ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ مَنْ يَسُومُهُمْ سُوءَ الْعَذَابِ ۗ إِنَّ رَبَّكَ لَسَرِيعُ الْعِقَابِ ۖ وَإِنَّهُ لَغَفُورٌ رَحِيمٌ 167 ١٦٧

(Kujtoje) kur Zoti yt ka paralajmëruar se do të dërgojë tek ata dikend, i cili do t’i mundojë, në mënyrën më të keqe, deri në Ditën e Kijametit. Me të vërtetë, Zoti yt dënon shpejt, por Ai, është edhe falës e mëshirues. (167)

Tefsiri
Zoti Yt shpalli qartas se, mbi ta do të vendosë deri Ditën e Kijametit, sundimin e dikujt, që ka për t'i ndëshkuar ata me mënyrën më të keqe. -

Allahu i Lartësuar thotë qartë se çfarë ndëshkimi morën ata: poshtërim dhe përçmim prej sunduesve të tyre, deri Ditën e Gjykimit. Mbi ta do të ketë vazhdimisht sundues, që do t’i shtypin dhe nënçmojnë.

Zoti yt është, vërtet Ndëshkues i shpejtë,... –

Allahu është ndëshkues i shpejtë për këdo që nuk u bindet urdhrave të Tij. Këta lloj njerëzish do t’i përfshijë ndëshkimi që në jetën e kësaj bote. Por Allahu i Lartësuar nuk është vetëm ndëshkues i rreptë:

...por Ai është gjithashtu edhe Falës i Madh e Mëshirëplotë. -

Allahu është Falës, mbulues i të metave dhe Mëshirues i atyre që pendohen dhe i kthehen të përulur Atij. Ai ua pranon veprat e mira që kryejnë dhe pastaj i shpërblen ata, me bujarinë e Tij. Kështu vepron Allahu i Lartësuar me robte e Tij. Ai premton shpërblim për të mirët dhe u jep shumë më tepër sesa meritojnë. Nga ana tjetër, të këqijtë do të marrin si ndëshkim vetëm aq sa meritojnë, e jo më tepër, madje Allahu fal shumë. Ata që nuk i binden Allahut të Lartësuar dhe nuk pranojnë të jetojnë sipas ligjeve e normave të Tij, do të jenë vazhdimisht të nënçmuar dhe të poshtëruar nga tiranë mbi krye. Ata nuk do të kenë kurrë përfaqësues të denjë dhe ndihmëtarë, që t’u japin sukses e fitore.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë