Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 168)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 168

وَقَطَّعْنَاهُمْ فِي الْأَرْضِ أُمَمًا ۖ مِنْهُمُ الصَّالِحُونَ وَمِنْهُمْ دُونَ ذَٰلِكَ ۖ وَبَلَوْنَاهُمْ بِالْحَسَنَاتِ وَالسَّيِّئَاتِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ 168 ١٦٨

Dhe Na, i kemi shpërndarë ata në Tokë si popuj: Disa prej tyre janë të mirë e disa jo. Na, i kemi vënë në sprovë ata me gjëra të mria dhe të këqia për (pendim) t’u kthyer. (168)

Tefsiri

Ne i shpërndamë ata në këtë Tokë grupe-grupe. -

Ne i shpërndamë dhe i përhapëm ata nëpër tokë, pasi kishinqenë njëherë të mbledhur e të bashkuar.

Prej tyre ka të mirë, por ka edhe jo të tillë. -

Prej tyre ka që janë të mirë, të cilët i zbatojnë detyrimet e Allahut të Lartësuar dhe i japin hakun çdokujt që e meriton. Por ka edhe të tjerë, që nuk janë të tillë, sepse bëjnë padrejtësi dhe dëmtojnë vetveten. Allahu i Lartësuar i sprovon robte e Tij për të dalë në pah të gjithë kategoritë e njerëzve. Në këtë mënyrë dallohen të shkëlqyeshmit, që plotësojnë si detyrimet ndaj Allahut të Lartësuar, ashtu edhe ato ndaj krijesave, do të duken cilët janë mesatarë, që kërkojnë hakun e tyre, por do të dalin në pah edhe ata që i bëjnë padrejtësi vetes, duke shkelur urdhëresat e Allahut të Lartësuar.

Ne i vumë në provë ata edhe me mirësi edhe me fatkeqësi, që të kthenin rrugë. -

Ky është rregulli i Allahut të Lartësuar me të gjithë popujt në këtë botë. Ai i sprovon me të mira dhe me të këqija, me begati dhe me vështirësi, me qëllim që ata të kthehen nga rruga e humbjes dhe të marirn rrugën e drejtë, atë për të cilën edhe u krijuan. Brezat që erdhën më pas e shtuan ligësinë dhe u larguan shumë nga rruga e Allahut të Lartësuar:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë