Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذْ نَتَقْنَا الْجَبَلَ فَوْقَهُمْ كَأَنَّهُ ظُلَّةٌ وَظَنُّوا أَنَّهُ وَاقِعٌ بِهِمْ خُذُوا مَا آتَيْنَاكُمْ بِقُوَّةٍ وَاذْكُرُوا مَا فِيهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
(Kujtoje) kur Na, ngritëm malin mbi ta, - që dukej si hije (ré), - e ata besonin se do të binte mbi ta. (Na u thamë atyre): “Merreni vendosmërisht atë që ua dhamë, dhe ta keni ndërmend atë që është në të (në tabelat e Teuratit), për t’u ruajtur nga të këqiat. (171)
Kujto kur Ne e ngritëm malin mbi ta, sikur të kishte qenë një re, aq sa ata menduan se do të binte mbi ta!... -
Kur ata refuzuan porositë dhe ligjet e Teuratit, Allahu i Madhëruar ngriti mbi ta një mal, si një re gjigande në qiell. Mekëtë kërcënim mbi krye, Allahu Madhërishëm i urdhëroi ata që zbatonin të gjitha udhëzimet e Librit Tij.i të tëNe u thamë: “Zbatojeni atë që kemi dhënë me kembëngulje... -
Merreni, zbatojeni dhe jetoni sipas normave që kemi caktuar Ne. Zbatojini ato me përkushtim dhe seriozitet!...dhe kujtoni çfarë ka në të
(në Libër),... -
Bëjeni këtë duke e studiuar me kujdes Librin e Allahut dhe duke medituar rreth tij, me dëshirën për ta jetësuar atë!...që të bëheni të devotshëm!” -
Nëse veproni dhe jetoni sinqerisht sipas normave e porosive të Zotit, pa dyshim që do ta arrini devotshmërinë. Nëse e trajtoni Shpalljen me seriozitet dhe përkushtim, do të jeni të shpëtuar nga ndëshkimi dhe zemërimi i Allahut të Lartësuar.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë