Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 175)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 175

وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ الَّذِي آتَيْنَاهُ آيَاتِنَا فَانْسَلَخَ مِنْهَا فَأَتْبَعَهُ الشَّيْطَانُ فَكَانَ مِنَ الْغَاوِينَ 175 ١٧٥

Tregoju atyre për njeriun, të cilit Na ia kemi dhënë argumentet Tona, e i cili është zhveshur prej tyre, e djalli e ka bërë për vete, dhe, ai është bërë i humbur. (175)

Tefsiri

Tregoju atyre ngjarjen e atij personi të cilit Ne i kishim dhënë

(dituri për)

Shenjat Tona,... -

Ky njeri mësoi fenë dhe Librin e Allahut të Madhëruar, duke ubërë dijetar i madh dhe i shquar.

...por ai i braktisi ato. Për këtë arsye, atë e bëri shok Shejtani dhe u bë prej të humburve

(nga udha e drejtë). - Por më pas, ai e braktisi këtë dituri, e cila e bën njeriun të pajiset me virtyte dhe vepra të mira e të ngrihet në grada të larta. Duke e lënë diturinë rreth fesë dhe Zotit, ai u zhvesh nga të gjitha këto cilësi, ashtu sikurse zhvishet rroba nga trupi, e si rrijedhojë, atë e bëri shok Shejtani i mallkuar. Sapo doli nga kështjella e mbrojtur e diturisë, Shejtani iu vu pas dhe filloi ta shtynte në poshtërsira. Kështu, ai u bë i humbur, pasi kishte qenë i udhëzuar, madje kishte udhëzuar edhe të tjerët në rrugën e drejtë. Kjo ndodhi, sepse Allahu i Lartësuar e braktisi dhe e la të mbështetej thjesht në veten e vet.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë