Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ الَّذِي آتَيْنَاهُ آيَاتِنَا فَانْسَلَخَ مِنْهَا فَأَتْبَعَهُ الشَّيْطَانُ فَكَانَ مِنَ الْغَاوِينَ
Tregoju atyre për njeriun, të cilit Na ia kemi dhënë argumentet Tona, e i cili është zhveshur prej tyre, e djalli e ka bërë për vete, dhe, ai është bërë i humbur. (175)
Tregoju atyre ngjarjen e atij personi të cilit Ne i kishim dhënë
(dituri për)Shenjat Tona,... -
Ky njeri mësoi fenë dhe Librin e Allahut të Madhëruar, duke ubërë dijetar i madh dhe i shquar....por ai i braktisi ato. Për këtë arsye, atë e bëri shok Shejtani dhe u bë prej të humburve
(nga udha e drejtë). - Por më pas, ai e braktisi këtë dituri, e cila e bën njeriun të pajiset me virtyte dhe vepra të mira e të ngrihet në grada të larta. Duke e lënë diturinë rreth fesë dhe Zotit, ai u zhvesh nga të gjitha këto cilësi, ashtu sikurse zhvishet rroba nga trupi, e si rrijedhojë, atë e bëri shok Shejtani i mallkuar. Sapo doli nga kështjella e mbrojtur e diturisë, Shejtani iu vu pas dhe filloi ta shtynte në poshtërsira. Kështu, ai u bë i humbur, pasi kishte qenë i udhëzuar, madje kishte udhëzuar edhe të tjerët në rrugën e drejtë. Kjo ndodhi, sepse Allahu i Lartësuar e braktisi dhe e la të mbështetej thjesht në veten e vet.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë