Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 178)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 178

مَنْ يَهْدِ اللَّهُ فَهُوَ الْمُهْتَدِي ۖ وَمَنْ يُضْلِلْ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ 178 ١٧٨

Kë e udhëzon Perëndia, ai është i udhëzuar në rrugën e drejtë, e kë e humbë nga rruga e drejtë, ai është i dëmtuar. (178)

Tefsiri

Ai të cilin e udhëzon Allahu, është në rrugë të drejtë;... -

Atë që Allahu i Lartësuar dëshiron ta udhëzojë, i jep sukses për të marrë dituri të pastër, nga shpalljet dhe profetët, dhe pastaj i jep forcë dhe vullnet të mjaftueshëm për të bërë vepra të mira sipas asaj diturie. Gjithashtu, i Madhëruari e ruan atë nga të gjitha të këqijat që i kanosen dhe e pengojnë nga rruga e drejtë. Kështu ndodh me të udhëzuarit në rrugën e drejtë, sepse ata i japin përparësi udhëzimit të Allahut të Lartësuar, pranojnë dritën e Tij dhe e zbatojnë atë me vullnet të lirë. Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur i udhëzon e i ndihmon ata vazhdimisht, duke ua shtuar besimin dhe veprat e mira sipas tij.

... dhe ai, të cilin nuk e udhëzon, është i humbur. -

Ndërsa ata që Allahu i Lartësuar i ka lënë në humbje, ata e kanë merituar që Ai t’i braktisë, sepse ata nuk i pranojnë dritën dhe mësimet hyjnore, nuk duan të nënshtrohen e të jetojnë sipas porosive hyjnore, prandaj i Drejti nuk u jep sukses që të gjejnë udhën e drejtë. Ata janë të dëshpëruarit dhe të shkatërruarit, që do të jenë të humbur vetë, bashkë me familjet e tyre në Ditën e Gjykimit. Ky është shkatërrimi më i madh.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë